Isa Mustafa: Nëse sot dalim në zgjedhje, LDK del e para
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 07 May 2017
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka nisur t’i përmend zgjedhjet e reja, pak ditë, para se të dihet fati i Qeverisë.
Kështu, në Ferizaj, Kryetari i LDK’së ka thënë se nuk i frikësohen asnjë mocioni dhe as dhunës derisa ka paralajmëruar se nëse ka zgjedhje partia e tij do të dalë fituese.
“Kemi treguar se para dhunës nuk dorëzohemi, para atyre që dëshirojnë që me çdo kusht të qeverisin me mënyrën dhe mjetet e tyre, nuk dorëzohemi”, ka thënë kryetari Mustafa, në Ferizaj,
“Ne duhet të jemi unik sepse me unitet po që se sot dalim në zgjedhje do të fitojmë”,
“Ne nuk kemi opsione alternative, ne jemi të orientuar vetëm drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave perëndimore”, ka deklaruar Mustafa.
Seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin me shumë gjasa do të mbahet nesër gjatë ditës, pasi të martën është pushim, për shkak të Ditë së Europës, derisa të mërkurën votohet mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë.
Ndërkohë, Mustafa, ka paralajmëruar se nesër do ta procedojë demarkacionin për votim në Parlament.
Seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin me shumë gjasa do të mbahet nesër gjatë ditës, pasi të martën është pushim, për shkak të Ditë së Europës, derisa të mërkurën votohet mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë.
Paralajmërimin për dërgim të demarkacionit në Kuvend, Isa Mustafa e ka bërë pasi është miratuar një Mocion i opozitës për rrëzimin e Qeverisë që do të votohet, të mekurën, në Parlament.
Ditë më parë, Isa Mustafa, kishte thënë se demarkacioni në Parlament shkon vetëm atëherë kur të sigurohen votat.
Por, ende nuk dihen se sa deputetë të pozitës janë kundër, përpos, që dihet se AAK, NISMA dhe Vetëvendosje kanë kundërshtuar këtë marrëveshje.
Madje, edhe tash, kanë paralajmëruar se do të organizojnë protesta për të mos lejuar ratifikimin e saj.
Në tri ditët e fundit, kur është paralajmëruar mundësia e rrëzimit të Qeverisë kanë nisur edhe akuzat ndërmjet PDK’së e LDK’së, të cilat bashkëqeverisin, prej pasluftës, në tri mandate.
Isa Mustafa, të shtunën, tha se edhe nëse shkohet në zgjedhje, ata që kanë plaçkitur 30 milionët e PTK’së e 5 milionë euro të pasaportave do të përgjigjen.
Ndërkohë, Kadri Veseli, vazhdimisht, nëpër tubime në Kosovë, ka thënë se Qeveria ka dështuar në zhvillim ekonomik e punësim.
Idenë për zgjedhje të reja, PDK e kishte nisur në tetor të vitit të kaluar. Atëkohë, Kadri Veseli kishte thënë se me një marrëveshje mes partive politike edhe mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, kishte deklaruar ai.
Të tjera
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot e pret në takim homologun e tij nga M...
-
Mot kryesisht i qëndrueshëm gjatë kësaj jave
Fillimi i javës parashihet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa ng...