Testi i mbijetesës së Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 06 May 2017
Mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës dhe veprimi i menjëhershëm i kryeministrit Isa Mustafa për procedim të demarkacionit në Kuvend, nga analistë të çështjeve politike shihen si veprime që mund të sjellin zhvillime tjera në vend dhe mundësi për ndonjë zgjidhje tjetër.
Kryesia e Kuvendit ka vendosur të premten që të thërrasë seancë plenare për votimin e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Seanca pritet të mbahet të mërkurën, më 10 maj.
Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se demarkacioni do të procedohet në Kuvend më 8 maj. Procedimi i demarkacionit nga ana e kryeministrit për procedimin e demarkacionit në Kuvend, ka ardhur menjëherë pasi që Kryesia e Kuvendit ka miratuar mocionin e opozitës.
Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, thotë se e gjithë kjo situatë ka qenë e pritshme por, sipas tij, në të dyja rastet po bëhet fjalë për lojë politike dhe pazare politike ndërmjet partnerëve të koalicionit.
“Kryeministri Mustafa vendos ta procedojë në Kuvend demarkacionin vetëm pasi u iniciua dhe u caktua seanca për mocionin. Në këtë formë po përpiqet ta zë mat partnerin e koalicionit me logjikën që nëse PDK-ja nuk voton kalimin e demarkacionit, ai do ta përdorë këtë si akuzë se PDK-ja nuk deshi t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës. Në anën tjetër, PDK-ja po përpiqet që me anë të mocionit ta rrëzojë Mustafën dhe këtu po i ndihmon një pjesë e madhe e opozitës e cila këtë mocion ka mundur ta ngre më herët për shkak se këto nënshkrime ka mundur t’i sigurojë”, thekson Mushkolaj.
Ndërkohë, për analistin e çështjeve politike, Ismajl Hasani, mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës nuk do të mund të kalojë dhe se rrëzimi i Qeverisë nuk do të mund të bëhet. Ai konsideron se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi duhet urgjentisht të kalojë.
“E kemi edhe reagimin e fundit të përfaqësueseve ndërkombëtarë, të cilët janë deklaruar se nuk ka zgjedhje”, vlerëson Hasani.
Për rrëzimin e Qeverisë nevojiten 61 vota për të deputetëve. Në rast se ky mocion i opozitës dështon, atëherë sipas akteve ligjore kushtetuese, brenda 90 ditëve të ardhshme nuk mund të ngrihet një mocion i ri i ngjashëm, që do të kishte si qëllim shkarkimin e Qeverisë. Ndërkaq, në rast se mocionin e mbështesin 61 deputetë në seancën plenare, atëherë mbetet në vendimin e presidentit që ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Duke parë të gjitha këto zhvillime, Mushkolaj nuk përjashton mundësinë e hyrjes në kombinim edhe me zgjidhje të tjera.
“Mund të jetë edhe një zgjidhje: të prishet koalicioni, në kuptimin që të largohet PDK-ja ose LDK-ja, pastaj ta zgjidhet çështja duke emëruar ministra që nuk janë partiakë deri në një moment tjetër – në organizmin e zgjedhjeve. E them këtë pasi faktori ndërkombëtar është kundër që zgjedhjet të organizohen shpejt”, thekson Mushkolaj.
Koalicioni aktual po përballet me vendimmarrje për çështje të rëndësisë së veçantë, siç është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, me çka është bllokuar procesi i liberalizimit të vizave. /REL/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...