Lajme

“Mjekët po ndihmojnë vrasësin e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova të shpëtoj”

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 05 May 2017

Në Gjykatën  themelor të Kumanovës ka vazhduar dje seanca gjyqësore për rastin e Almirit. Para trupit gjykues u dëgjuan ekspertët mjekoligjor, Branisllav Stefanovski dhe zonja Babin Kosotova, të punësuar në spitalin neuropsikiatrik në Shkup.

Avokati mbrojtës i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, tha se të dy mjekët përpiqen që në mënyrë selektive sikurse edhe në seancën e kaluar, ti ndihmojnë të akuzuarit Boban Iliq.

Asmir Alispahiq, edhe njëherë para gazetarëve tha se Boban Iliq duhet të dënohet me  dënim maksimal respektivisht burg të përjetshëm. Seanca e radhës e rastit të Almirit është caktuar për më 25 maj.

-Advertisement-

“ Drejtpërsëdrejti lëshohen në komentimin që u është i panjohur, kurse kjo është në pjesën e ekzistimit apo mosekzistimit të paramendimit  për kryerjen e veprës penale.

D.m.th. është përpjekje direkte që në mënyrë selektive, duke mos u marruar parasysh të gjitha deklaratat , të cilat janë kyçe sikurse edhe procesverbalet për vërtetimin profesional të mendimit dhe ekspertizës mjekoligjore “, Asmir Alispahiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera