Lajme

Film i shkurtë shqetësues që tregon se çfarë mund t’i ndodhë njerëzimit nga lufta nukleare (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 04 May 2017

Po të realizoheshin parashikimet e zeza të shumë njerëzve që me interesim të madh po ndjekin tensionet e krijuara mes Amerikës, Koresë së Veriut, Rusisë dhe Kinës, dhe po të fillonte një luftë bërthamore, kjo do të nënkuptonte se do të vinte deri të fundi i jetës në këtë planetë.

Në botë aktualisht ekzistojnë 15 mijë lloje të ndryshme të armëve bërthamore, që i posedojnë vetëm nëntë shtete. Asnjë prej këtyre armëve nuk janë përdorur që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan Telegrafi.

Kur Shtetet e Bashkuara lëshuan bombën e parë bërthamore mbi qytetin japonez Hiroshima në vitin 1945, për një moment kanë vdekur të paktën 66 mijë persona, kurse mijëra tjerë janë plagosur rëndë.

-Advertisement-

Tri ditë më vonë është lëshuar edhe një bombë tjetër bërthamore në qytetin japonez Nagasaki, ku si pasojë janë varë afro 60 mijë njerëz. Pasojat e këtyre sulmeve, banorët e këtyre qyteteve i ndjejnë edhe sot.

Megjithatë, ajo çfarë është për t’ia futur frikën në palcë njeriut, është fakti se armët bërthamore kanë përparuar në masë të madhe nga atëherë, sa që ato sot janë tre mijë herë më të fuqishme sesa ato që ishin lëshuar mbi qytetet japoneze, transmeton GazetaBlic.com

Kur Rusia testoi bombën e saj bërthamore Car në vitin 1961, bombën “më të madhe ndonjëherë të testuar”, është shënuar një tërmet prej 5 shkallë të Rihterit, kurse kërpudha e rrezatimit ka qenë e gjatë afro 60 kilometra.

Gjithçka brenda rrezes prej 50 kilometra ishte fshirë nga faqja e dheut, duke përfshirë bimë, kafshë dhe objekte të ndryshme, kurse dritaret e shtëpive që ishin të ndërtuara një mijë kilometra larg vendimit ku është kryer testimi i bombës, janë thyer.

Megjithatë, këto janë pasojat që ndjehen menjëherë pas sulmit, por ajo çfarë e bën më të frikshme këtë video është fakti që rrezatimi që mbetet pas lëshimit të bombës është vdekjeprurës dhe merr jetë njerëzisht më shumë sesa vetë shpërthimi i bombës.

Pas shpërthimit rrezatimi mund të qëndrojë në ajër për vite të tëra, kurse tek njerëzit mund të shkaktojë probleme gjenetike, kancerin dhe shumë gjëra tjera të tmerrshme.

Bimët do të vdisnin pa fotosintezë, nuk do të binte shi dhe do të mbizotëronte thatësi globale, kafshët do të vdisnin urie, kurse toka do të kontaminohej.

Por le të shpresojmë që nuk do të vjen deri te një skenar i tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera