Lajme

Kryeministri: Marr përgjegjësi për çka kam bërë dhe çka s’kam bërë

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 04 May 2017

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se merr përgjegjësi për atë çka ka bërë dhe çka s’ka bërë në këtë mandat.

Ai duke folur në interpelancën e Kuvendit të Kosovës, që e ka thirrur deputetja e VV-së për të folur për shpronësimet në Sibovc të Obiliqit, ka thënë se do të mundohen t’i qojnë përpara edhe proceset tjera që kanë mbetur, raporton lajmi.net.

“Unë e marr pjesën e përgjegjësisë në këtë mandat, çka kam bërë dhe çka s’kam bërë. Do të mundohemi edhe këto procese t’i qojmë përpara, dhe mendoj se duhet të kemi qasje konstruktiv dhe s’mund ta kalojmë këtë me retorik boshe. Afate nuk mund të caktojmë këtu, afatet i cakton ligji”, ka thënë Mustafa

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera