Lajme

Kuvendi mban sot seancën e fundit, parlamenti shpërndahet dhe u hap rrugë zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 04 May 2017

Seanca e sotme e Kuvendit do të jetë e fundit për këtë legjislaturë.

Kuvendi do të mbyllë punimet e Legjislaturës së VII-të, që shënon shpërndarjen e Parlamentit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Në rendin e ditës së sotme pritet miratimi i projektligjit “Për peshkimin”, “Për zonat e mbrojtura”,  si dhe ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane për projekte të ndryshme në infrastrukturë.

-Advertisement-

Seanca e fundit e Kuvendit do të mbyllet pa praninë e opozitës që prej më shumë se dy muajsh proteston për formimin e një qeverie teknike me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe ai i opozitës Lulzim Basha dështuan të gjejnë një marrëveshje gjatë takimit të djeshëm në Presidencë, takim i ndërmjetësuar nga presidenti Nishani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera