Lajme

Zemaj i bindur se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 04 May 2017

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se zërat për prishje të koalicionit qeverisës janë periferikë dhe jovendimmarrës.

Ai ka deklaruar se vlerësimin për koalicionin qeverisës mund ta japin vetëm krerët e dy partive.

Zemaj ka thënë për “Epoka e re” se deri më tani zgjedhjet e parakohshme nuk kanë prodhuar stabilitet të menjëhershëm.

-Advertisement-

Ai ka thënë se fillimisht duhet krijuar një klimë e përshtatshme për zgjedhje të lira dhe korrekte.

Zemaj ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke vlerësuar se kjo çështje kërkon konsensus nacional.

Kurse për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, që është iniciuar nga Nisma për Kosovën, Zemaj ka thënë se asnjëri prej deputetëve të LDK-së nuk do të votojë për këtë mocion, pavarësisht prej kundërshtimeve që kanë pasur për këtë koalicion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera