Të burgosurve “politik” po u mohohet trajtimi mjekësor jashtë burgjeve
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 02 May 2017
Të burgosurit “politik” në burgjet e Kosovës, nuk po marrin trajtime mjekësore sa herë kanë nevojë.
Shqetësim ky i ngritur nga anëtarja e komisionit për shëndetësi Time Kadrijaj, e cila ka alarmuar se të burgosurve “politik” nuk po u lejohet të marrin ndihmë mjekësorë saherë kanë nevojë, shkruan Indeksonline.
Kadrijaj një shqetësim të tillë e ka adresuar në drejtim të Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxhës, prej të cilës thotë se ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se kjo është një shkelje e të drejtave elementare.
“…Ne ngritëm një shqetësim, sepse nga informacionet që kishim të burgosurve, ndër ta edhe komandantë, nuk po iu lejohet saherë që kanë nevojë me marrë ndihmë, ose shërbime mjekësore. Kjo është një e drejtë elementare dhe nëse shkelet kjo e drejtë elementare, kjo nuk ka të bëj fare me respektimin e të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Kadrijaj.
Sipas saj, kushdo që vuan dënimin, nuk mund të dënohet për të mos marrë një shërbim mjekësor.
“Kushdo qoftë i burgosur, nga e vuajnë dënimin, ata nuk duhet të dënohen për mos me marr shërbime shëndetësore. Në fakt unë nuk kom marrë ndonjë përgjigje prej Ministres së Drejtësisë, sepse kur e kom shtruar këtë pyetje parlamentare nuk ka qenë prezente ministrja e Drejtësisë, po i ikin ballafaqimit me deputet. Dhe në shumicën e rasteve, të gjitha pyetjet mbesin pa përgjigje”, ka shtuar anëtarja e këtij komisioni.
Ajo ka thënë se janë në pritje të çfarëdo formave që të ndikojnë tek institucionet.
Sipas saj institucionet duhet të angazhohen që të burgosurëve të iu ofrohen ndihmat shëndetësore dhe të marrin shërbime cilësore, varësisht prej ankesave që i kanë.
Indeksonline, ka një javë që ka dërguar pyetje në Ministrinë e Drejtësisë për të kuptuar arsyen e ndalimit të këtyre vizitave, mirëpo ende nuk ka marrë përgjigje.
KMDLNJ: Trajtimi i vonuar mjekësor, u ka kushtuar me jetë të burgosurve
Një trajtim i tillë, po cilësohet si shkelje edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Behxhet Shala, kryesues i KMDLNJ-së, ka thënë se shteti e ka për obligim tua mundësoj të gjithë të burgosurve trajtimin mjekësor në përputhje me ligjin, derisa ka përmendur se ka raste kur të burgosurve u ka kushtuar me jetë trajtimi i vonuar.
“Ne nuk bëjmë dallime në burg a është komandant, a i burgosur ne i trajtojmë rastet që kanë nevojë me u trajtu . Dhe në çdo rast kur nuk i mundësohet shërbimi apo trajtimi të burgosurit është shkelje. Shteti e ka për obligim tua mundësoj të gjithë të dënuarve që kanë nevojë për trajtim mjekësor të trajtohen në përputhje me ligjin. Ka raste kur të burgosurve u ka kushtu edhe me jetë shkaku i trajtimit të vonuar”, është shprehur Shala.
Shala ka thënë se hezitime të tilla po ndodhin për shkak të akuzave të ngritura ndaj punëtorëve shëndetësor për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Në rast se i burgosuri ka nevojë të trajtohet jashtë objektit, kryesisht i dërgojnë ose në spitale rajonale, ose në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mirëpo, tash është një hezitim ndaj disa punëtorëve shëndetësor në QKUK, por edhe të burgut në Dubravë, që janë ngrit aktakuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe tash këta po hezitojnë tua mundësojnë shërimin jashtë burgjeve edhe në rast se kanë nevojë”, ka thënë ai. /Indeksonline/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...