Lajme

Opozita kërkon ndërrimin e qeverisë, pastaj vazhdimin e dialogut me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 01 May 2017

Ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës njëherësh liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj muaj më parë nga autoritet franceze për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, bëri që Kosova ta pezullojw dialogun me Serbinë.

Në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën u kërkua pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Rahmush Haradinajt.

Por, javën që lamë pas Gjykata në Colmar të Francës vendosi që ta hedh poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, duke bërë kështu që ish-kryeministri të kthehet sërish në Kosovë.

-Advertisement-

Lidhur me atë se a do të duhej tash të vazhdojë procesi i dialogut me Serbinë, partitë opozitare shprehen se dialogu duhet të vazhdojë vetëm në qoftë se dialogohet në mënyrë të barabartë.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë për Telegrafin se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pabarabartë dhe pa parime.

“Ne do të ishim vetëm për një dialog parimor ku Kosova dhe Serbia janë të barabarta”, u shpreh Kadaj-Bujupi, duke theksuar se edhe po të ishte dialog i barabarte, këta politikanë sipas saj janë të padijshëm, të paaftë dhe të shantazhuar.

“Prej tyre Kosova nuk përfiton dot asgjë në politikë të jashtme”, tha ajo.

E pyetur rreth asaj se a do të duhej që dialogu të riformatohet, Kadaj-Bujupi u shpreh se “Vetëvendosja është opsioni i vetëm për përfaqësim dinjitoz diplomatik të Kosovës, por edhe për forcimin e zhvillimin e brendshëm, dhe për tu bërë faktor sigurie në regjion”.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Pal Lekaj në një prononcim për Telegrafin, theksoi se pastrimi i listave nga Interpoli me emrat e ish-udhëheqësve të UÇK-së, duhet të vazhdojë të jetë si parakusht për rifillim të dialogut.

“Lirimi i ish-Kryeministrit Haradinaj ka ndodhur, por jo pse është plotësuar si kusht nga Serbia, por sepse e drejta ka qenë më të e me Kosovën dhe Shqiptarët”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij, dialogu me Serbinë nuk duhet të rifillojë deri atëherë kur Serbia të jetë e gatshme t’i bisedojë temat si dy shtete fqinje, e jo të dialogojë si deri tani me idenë se Serbia po bisedon me një provincë të saj.

“Temat që duhet të diskutohen, duhet të jenë të nivelit bilateral dhe nga ato marrëveshje të ketë beneficion paqja në rajon dhe mundësia për tu integruar të gjitha shtetet barabartë, por nuk bën të vazhdohet siç ka qenë deri tani kur nga dialogu Kosovë-Serbi ka përfituar vetëm Serbia”, tha Lekaj.

Sa i përket çështjes së riformatimit të dialogut, Lekaj shtoi se “dialogu duhet të jetë si dytësor tani kur Kosova ka nevojë imediate që të shkojë në zgjedhje dhe të ndryshojë kualiteti qeverisës dhe rrjedhimisht të vjen një qeveri e cila ia tregon vendin Serbisë, e cila është e të njëjtit mentalitet sa i përket sulmeve kundër Kosovës e mos njohja e saj dhe mos implementimi i marrëveshjeve”.

Lekaj shtoi se paraprakisht duhet të kemi një ndërrim qeverie e pastaj të riformatohet dialogu dhe dialoguesit në të njëjtën kohë.

Telegrafi ka tentuar të marrë edhe një qëndrim nga ana e Qeverisë së Kosovës por edhe nga vetë ministrja për dialog, Edita Tahiri se a do të ketë dhe kur pritet të nis dialogu me Serbinë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkaq vlen të theksohet se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Beogradi do që të vazhdohet dialogu me Prishtinën.
Ai ka thënë se ndërprerja e dialogut për shkak të Ramush Haradinajt ka qenë i turpshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera