Lajme

Maqedonasit kërcënojnë dhe shajnë deputeten shqiptare, zbardhen mesazhet e plota (foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 30 April 2017

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka publikuar mesazhet, që sipas saj e kërcënojnë për qëndrimin që ka mbajtur për situatën politike në Maqedoni or edhe për historinë e shqiptarëve atje.

Deputetja i ka publikuar të plota, ndërsa në një foto duket edhe një i ri që djeg flamurin shqiptar.

“Te dashur miq! Kam marre dhjetra mesazhe kercenimi e sharjesh te padegjuara me pare ne adresen time sa here kam folur per çeshtjen e shqiptareve te Ilirides. Po sjell perpara jush vetem disa prej tyre qe jane ne anglisht sepse ka me qindra ne gjuhen e maqedonsve dhe kete po e bej per nje arsye te vetme.

-Advertisement-

Kur keto guxojne te kercenojne nje deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit te tyre, mendoni se çfare presioni dhe dhune jane te detyruar te durojne shqiptaret e Ilirides atje nga kafshe mbushur me urrejtje dhe dhune. Sa per dijenine tuaj shprehje te tilla dhune ekstreme nuk bejne asgje tjeter perveçse me bindin ne drejtesine e kauzes se shqiptareve te Ilirides. gjithe shqiptaret bashke”, shkruan Doda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera