Lajme

Arrestohet një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, në Aeroportin e Prishtinës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 30 April 2017

Aktivisti i Lëvizjes vetëvendosje Flamur Arifaj, është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, teksa nisej për vizitë private në Itali.

LVV bënë të ditur se aktivisti Arifaj është ndalur dhe arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të aksionit të rrotullimit të xhipave në vitin 2009.

Më poshtë lexoni njoftimin e plotë Lëvizjes Vetëvendosje:

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Flamur Arifaj në Aeroportin e Prishtinës, teksa po nisej për një vizitë private në Itali. Aktivisti Arifaj është ndalur dhe arrestuar për shkak të aksionit të rrotullimit të xhipave, i vitit 2009, për të cilin rast Policia ka arrestuar disa herë aktivistët tanë, përfshirë edhe vetë aktivistin Flamur Arifaj.

Me arrestimet e tilla, Policia po dëshmon se është vetëm instrument i pushtetit që ka kapur të gjitha institucionet. Në vend që aktiviteti i saj të jetë për të vendosur rend e ligj në vend, ajo shpesh shkel vetë ligjet, për të përmbushur porositë e klanit kriminal “Pronto”.

Duke mos luftuar strukturat paralele që cenojnë shtetësinë e Kosovës çdo ditë, e duke u marrë me raste të aktivistëve tanë – të para disa viteve – që lidhen me aksione simbolike në mbrojtje të Republikës, po vërtetohet se Policia drejtohet nga një skemë e njerëzve që janë vegla të mafiozëve të pushtetit.

Kërkojmë që aktivisti Flamur Arifaj të lirohet menjëherë dhe të marrë fund përndjekja e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Asgjë nuk do ta ndalë anjëherë angazhimin tonë për ta çliruar shtetin nga kapësit dhe për të vendosur drejtësi, rend e ligj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera