Lirohen të arrestuarit për dhunën në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
16:33 | 29 Prill 2017
Dy dytë pas hyrjes në Kuvend dhe sulmit mbi disa deputetë Prokuroria Publike e Maqedonisë nuk tregon se sa dhunues ka paraburgosur dhe dëgjuar. Edhe pse pardje publiku i tërë njohu disa nga sulmuesit, ata thonë se ende punohet në identifikimin e tyre.
Numri i personave të privuar nga liria, veprimet konkrete të organeve hetuese, si dhe veprimet e mëtejme që do të ndërmerren, Prokuroria Publike do t’i bëjë publike për opinionin kur do të krijohen kushte për atë dhe pasi prokurorët publik kompetent do të përfundojnë me konstatimin fillestar të fakteve – bëhet me dije në kumtesën e Prokurorisë Publike Themelore Shkup
Sipas informacioneve jozyrtare nga MPB-ja, Prokuroria e Shkupit deri në këtë moment nuk ka urdhëruar privim nga liria për asnjë person lidhur me ngjarjet e pardjeshme. Është e sigurt se tashmë janë në liri 8 personat që policia vetë i ndaloi gjatë trazirave. Zyrtarisht nga Gjykata Penale thonë se deri mbrëmë në mesnatë Prokuroria Publike nuk ka kërkuar asnjë masë për to, si për shembull paraburgim ose konfiskim të dokumenteve të udhëtimit. Burime anonime të Prokurorisë Publike informojnë se i tërë rasti do të regjistrohet si “pjesëmarrje në turmë”, që është vepër penale, por për këtë ka dënim shumë më të vogël se sa nëse rasti regjistrohet si tentim për vrasje ose vepra tjera penale që u bënë pardje. Zyrtarisht Prokuroria thotë se e gjithë kjo është spekulim, por thonë edhe se akoma nuk është përcaktuar se për çfarë vepre penale do të ngarkohen protestuesit.
Vendosja e kualifikimit konkret juridik për çdo person për të cilin do të konstatohet se ka kryer vepër penale do të bëhet pasi të mblidhet materiali i duhur dëshmues veçmas për secilin person të involvuar në ngjarjet juridike penale dhe pas konstatimit të fakteve – thuhet në kumtesë.
Alsat M pyeti në LSDM nëse ndonjëri nga deputetët e rrahur të tyre është thirrur që të japë dëshmi si viktimë në dhunë. Përgjigjja ishte se deri në këtë moment diçka të tillë nuk ka. Jo zyrtarisht si viktima në dhunën deri në këtë moment janë ftuar për deklarime vetëm policët.
Të gjitha këto detaje lënë përshtypje se fillimi i hetimit mbi ngjarjet e pardjeshme nuk ecën shpejtë e as që shkon drejtë sanksionimit vendimtar ndaj atyre që hynë në parlament dhe i rrahën deputetët.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...


































