Lajme

Gjergji: Për të hyrë në NATO ushtria duhet të ketë buxhet mbi 100 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 29 April 2017

Në vend të gjithë e kërkojnë themelimin e ushtrisë, por askush nuk po bën asgjë rreth kësaj.

Kështu ka pohuar eksperti i çështjeve të sigurisë, Seremb Gjergji.

“Fillimisht për me qenë pjesë e NATO-s duhet që buxheti i ushtrisë të jetë të paktën 100 milion euro”, ka thënë Gjergji, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Ai ka theksuar faktin se Forcat e Armatosura të Kosovës kanë në dispozicion vetëm 42 milionë të ndarë nga buxheti.

“Këtu secili ushtar i ka në dispozicion vetëm 32 fishekë për një vit”, ka shtuar ai.

Prandaj, Gjergji ka kërkuar që të ndërmerren hapa konkret.

Të gjitha këto ai i ka thënë në një tryezë të organizuar nga Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës ku është diskutuar rreth integrimeve euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera