Sport

⚽️ FIFA dënon Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 28 April 2017

Komisioni Disiplinor i FIFA-së e ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës me 3 mijë franga zvicerane për shkeljet e bëra nga tifozët në ndeshjen me Islandën, të luajtur më 24 mars në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kjo nuk është hera e parë që Kosova dënohet nga FIFA. FFK për shkeljet e bëra në ndeshjen me Kroacinë, Kosova ishte gjobitur me 30 mijë franga zvicerane.

Gjoba është shumë më e vogël, 3.000 franga zvicerane, por shqetësuese për Federatën e Futbollit të Kosovës është që ndaj Kosovës për dy ndeshjet e deritashme janë zhvilluar dy procese dhe janë dhënë dy dënime.

-Advertisement-

Gjoba prej 3.000 frangave (2.775 euro) është shoqëruar me një vërejtje për drejtuesit e futbollit kosovar, që në ndeshjet e ardhshme të jenë me të kujdesshëm ose do të pësojnë keq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera