Lajme

Java vendimtare për të ardhmen e koalicionit

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 28 April 2017

Ditët në vijim do të jenë vendimtare sa i përket të ardhmes së koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së.

Burime brenda të dy partive i kanë thënë gazetës “Koha Ditore” se përcaktuese për vazhdimin ose jo të mandatit qeverisës do të jetë Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërkaq, sipas paralajmërimit të Qeverisë, Projektligji do t’i procedohet Kuvendit në fund të kësaj jave apo fillimjavën tjetër.

-Advertisement-

Një burim brenda PDK-së i ka thënë gazetës se me iniciativë të kryetarit të Kuvendit, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, këtë javë do të takohen partnerët e koalicionit.

Ndërkaq, vazhdon të mbetet e paqartë situata me numrat në Kuvend, sa i përket ratifikimit të demarkacionit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera