Lajme

Maqedoni, situata vazhdon të jetë e tensionuar (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 27 April 2017

(I plotësuar) – Situata para Kuvendit të  Maqedonisw vazhdon të jetë e tensionuar.

Turma e protestuesve sa vjen e shtohet. Raportohet se protestues po vijnë nga të gjitha anët e kryeqendrës por edhe qyteteve tjera të vendit.

Raportohet se për momentin njësiti special po bën përpjekje për të evakuuar deputetët dhe gazetarët e ngujuar. Po dëgjohen edhe krisma nga shok-bombat. Megjithatë nuk ka informata nëse bombat i ka hedhur policia apo protestuesit.

-Advertisement-

—-

Forcat policore të Maqedonisë kanë ndërhyrë në Kuvend, të cilët raportohet se kanë përdorur gaz lotsjellës, ndërsa në këto momente nuk po mund të kontaktohet asnjë deputetë që gjendet brenda Kuvendit të Maqedonisë.

Edhe pse Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu deklaroi më parë se gjendja po vjen drejt kontrollit, mediat lokale raportojnë, se kaosi brenda Kuvendit të Maqedonisë është duke vazhduar, kurse drejt Shkupit janë nisur qytetarë nga qytete tjera të Maqedonisë.

KosovaPress ka tentuar të flas me disa nga deputetët që ndodhen brenda Kuvendit të Maqedonisë, por një gjë ë tillë ka qenë e pamundur, nuk dihet nëse valët telefonike janë bllokuar për arsye sigurie, apo telefonat e tyre nuk janë funksional për arsye tjera teknike.

Ndryshe situata ka dal jashtë kontrollit, pas zgjedhjes së kryetarit të Maqedonisë dhe protestuesit të udhëhequr nga lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët” kanë pushtuar Kuvendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera