Lajme

Lekaj: Kriminelët janë në krye të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 27 April 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar të enjten ndaj kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se Ramush Haradinaj dhe mijëra shqiptarë kanë bërë luftën, e cila është mbështetur nga mbarë bota demokratike, për çlirim, liri e pavarësi të një populli që Tomisllav Nikolliqi, Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe etërit e tyre ideologjik e kanë shtypur për vite të tëra.

“Atyre që sot krekosen për “drejtësi” janë të mbushur me mëkate në shtëpitë e familjet e tyre në Serbi. Ramush Haradinaj dhe mijëra shqiptarë kanë bërë luftën e cila është mbështet nga mbarë bota demokratike, për çlirim, liri e pavarësi të një populli që Nikoliçi, Vuqiçi, Daqiçi dhe etërit e tyre ideologjik e kanë shtypur për vite të tëra”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

“Juve që sot hingëllini nga Serbia gjenocidiale, të gjithë e dimë trashëgimtarë të kujt jeni e çfarë keni bërë e çfarë jeni në gjendje të bëni kundër Kosovës e shqiptarëve nëse do t’iu vinte rasti prapë. Por thundra juaj kriminale e gjenocidiale s’do të kthehet kurrë më në këto troje”, është shprehur Lekaj.

-Advertisement-

“Sot në Francë ka rifituar e drejta shqiptare kundër padrejtësisë se Serbisë. Prandaj iu themi Nikoliçit, Vuqiçit e Daçiqit shërohuni, më mirë vet, se me pas nevojë me ju dhënë edhe një tjetër terapi sikur në 1998-’99”, ka thënë Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera