Lajme

Mblidhen të gjithë senatorët në Shtëpinë e Bardhë, diskutojnë për Korenë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 26 April 2017

Zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, më vonë gjatë ditës në Shtëpinë e Bardhë, do t’i informojnë anëtarët e Senatit për situatën lidhur me Korenë Veriore.

Të 100 senatorët janë ftuar për tu informuar nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis, drejtori i inteligjencës kombëtare, Dan Coats, dhe gjenerali Joseph Dunford, kryesues i Shtatmadhorisë së Bashkuar të ushtrisë amerikane, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Administrata Trump ka shprehur shqetësim në rritje lidhur me programin atomik dhe testet raketore të Koresë Veriore dhe për kërcënimet e saj për t’i sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e Uashingtonit.

-Advertisement-

Konsiderohet se është e pazakonshme që e gjithë përbërja e Senatit të shkoj në Shtëpinë e Bardhë dhe që në këtë takim të përfshihen katër zyrtarët e lartë të administratës./rel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera