Lajme

Presidenti i Francës – ministrave: Të sigurohemi që Le Pen të humbë keq në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 26 April 2017

Presidenti i Francës, Francois Hollande, u ka thënë sot ministrave qeveritarë që të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, të pësojë humbje të madhe në balotazhin e 7 majit në zgjedhjet presidenciale në Francë.

Le Pen garon në balotazh kundër kandidatit të pavarur të qendrës, Emmanuel Macron, transmeton Express.

Hollande u ka kërkuar ministrave që të përkushtohen plotësisht në fushatën zgjedhore për t’u siguruar se Marine Le Pen të marrë vota sa më pak që është e mundur, ka thënë zëdhënësi i Hollande, Stephane Le Foll.

-Advertisement-

Hollande, i cili u ka bërë thirrje francezëve që të votojnë për Macronin, ka kërkuar na secili ministër që të mobilizohet plotësisht në këtë fushatë, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera