Lajme

Ja kur do të bllokohet rruga në afërsi të Manastirit të Deçanit

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 26 April 2017

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se të premten më 28 prill 2017, nga ora 11:00-12:00, në mënyrë paqësore do të bllokojë rrugën në afërsi të Manastirit të Deçanit, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të institucioneve të drejtësisë së Kosovës, të cilat, siç thuhet, po tentojnë që dhunshëm t’i njohin pronësinë ndaj pronave dhe ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit

 Po ashtu, bllokimi i rrugës vjen edhe si kundërshtim ndaj jetësimit të vendimeve të kohës se masave të dhunshme gjegjësisht të kohës së Sllobodan Millosheviqit të viteve 1989-1999, thuhet në njoftim.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, fton të gjitha palët për maturi dhe përmbajte dhe rikonfirmon se ky aktivitet është aktivitet paqësor dhe demokratik, andaj fton për reflektim nga gjitha institucionet e Kosovës.

“Aktiviteti ynë është njoftuar edhe në Stacionin e Policisë se Republikës se Kosovës në Deçan me shkresën Nr.54/17 të datës 25 prill 2017”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera