Lajme

Nga të papunët e moshuar kërkohet të punojnë me paga më të ulëta

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 25 April 2017

Kështu kërkojnë punëdhënësit. Por, sindikatat janë kundër. Sipas tyre, në këtë mënyrë punëdhënësit po provojnë të bëjnë presion te pagat

Sot në Bernë po mbahet konferenca nacionale me temën rreth të papunëve të moshuar. Në konferencë rreth kësaj problematike debatojnë përfaqësues të federatës, të kantoneve dhe partnerët socialë, shkruan srf.ch.

Statistikat tregojnë një përqindje të madhe të personave me moshë më të shtyrë në mesin e të papunëve me kohë të gjatë. Nisur nga kjo, ka pasur kërkesa që ata të trajtohen me përparësi dhe trajtim më tolerant nga entet e punës, për zgjatje të pagesës së papunësisë etj.

-Advertisement-

Por, punëdhënësit kërkojnë të kundërtën: sipas tyre të papunët e moshuar duhet të jenë më fleksibilë dhe më pak kërkues, transmeton albinfo.ch. Me fjalë tjera, ata kërkojnë që të papunët nga kjo kategori te pranojnë edhe paga më të ulëta nëse duan të riintegrohen në botën e të punësuarve.

Por, sindikatat e kritikojnë këtë qasje të punëdhënësve. Sipas tyre, në këtë mënyrë punëdhënësit po provojnë të bëjnë presion te pagat gjegjësisht një lloj kushtëzimi që ngjan me dumpingun e pagave. /alb.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera