Lajme

Rroga e 13-të dhe 600 euro pagë minimale, punëtorët paralajmërojnë protestë

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 26 November 2026

Sindikalistët e sektorit privat në Kosovë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste gjatë muajit dhjetor, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili ka njoftuar se në një takim me kryetarët e shoqatave të punëtorëve të sektorit privat në Prishtinë është vendosur që protesta të mbahet për të kërkuar përmirësimin e kushteve dhe të drejtave të punëtorëve.

Sipas njoftimit të sindikatës, protestuesit do të paraqesin tri kërkesa kryesore:

-Advertisement-

Paga minimale të jetë 600 euro, duke filluar nga 1 janari 2027.

Pagesa e pagës së 13-të edhe për punëtorët e sektorit privat, njësoj si për ata të sektorit publik.

Pagesa e stazhit të punës për punëtorët e sektorit privat.

Azemi ka bërë të ditur se këto kërkesa i janë dorëzuar Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që nga prilli i vitit 2026, por sindikata po kërkon që ato të marrin përgjigje konkrete.

Në njoftim theksohet se punëtorët e sektorit privat meritojnë trajtim të barabartë, dinjitet dhe respekt për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit./Arbresh.info

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy