Lajme

Ndalohen dy shtetas të Serbisë në Stubëll të Gjilanit, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 26 November 2026

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Stubëll të Gjilanit, pasi dyshohet se kishin hyrë në territorin e Kosovës duke shmangur kontrollet në pikat e rregullta kufitare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:15, kur njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin një mashkull dhe një femër, të dy shtetas të Serbisë.

Pas ndalimit, të dy personat janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje, përmes procedurës së shpejtë.

-Advertisement-

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy