Lajme

Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, përplasen një kamion me beton dhe një veturë – katër persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 26 November 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbër Xhaferi”, në segmentin Babush–Lipjan, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion që transportonte beton dhe një veturë, ndërsa katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar zedhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniëi i cili ka bërë të ditur se për aksidentin është njoftuar rreth orës 08:18.

-Advertisement-

“Rreth orës 08:18, Policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e Autostradës, nga vendi i ngjarjes, autostrada Arbër Xhaferi (Babush-Lipijan), njofton se në aksident janë përfshirë kamion që bart beton dhe një veturë.  Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

 

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy