Lajme

Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 24 November 2026

Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Zekaj, janë ndaluar për 48 orë në lidhje me rastin e vrasjes së 49-vjeçares në Vitomiricë të Pejës.

Sipas burimeve të IndeksOnline, të dy janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet se kanë ndihmuar Albert Sylajn pas kryerjes së krimit.

Në mesin e personave të arrestuar lidhur me këtë rast janë edhe Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj.

-Advertisement-

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës. Vrasja nxiti reagime të shumta publike, protesta dhe kërkesa për drejtësi, si dhe për përgjegjësi institucionale lidhur me trajtimin e rasteve të mëparshme të viktimës.

Pas rastit u suspenduan kryeprokurorja dhe prokurorja e rastit, si dhe 11 zyrtarë policorë. Ndërkaq drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dha dorëheqje. Vrasja nxiti protesta, me kërkesa për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për këtë rast.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy