Lajme

Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 24 November 2026

Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për praninë e aflatoksinës mbi nivelin e lejuar në një seri të qumështit të kësaj kompanie.

Përmes një njoftimi, kompania ka bërë të ditur se analizat e kryera në laboratorin “Alimenti Omnilab” në Bullgari kanë nxjerrë rezultate që dallojnë dukshëm nga ato të publikuara nga AUV-i, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas kompanisë, rezultatet e këtyre analizave kanë treguar praninë e aflatoksinës M1 në nivelin prej 0.008 µg/kg, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.050 µg/kg.

-Advertisement-

Në anën tjetër, rezultati i publikuar nga AUV-i ishte 0.065 µg/kg, mbi kufirin e lejuar.

Qumështorja “Vita” pretendon se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, ende nuk ka pranuar asnjë raport laboratorik apo njoftim zyrtar nga ky institucion.

“Ndërkohë, AUV ka publikuar një rezultat prej 0.065 µg/kg, për të cilin jemi njoftuar vetëm përmes publikimit të tyre në Facebook! Deri më sot, nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar apo raport laboratorik nga institucioni përgjegjës, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Kompanisë tonë”, thuhet në njoftim.

Kompania ka kërkuar përgjegjësi nga zyrtarët e AUV-it, duke kërkuar që të sqarojnë para opinionit publik dhe institucioneve kompetente mënyrën se si janë interpretuar rezultatet e analizave.

“Konsumatorët tanë i sigurojmë se VITA mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë ushqimore dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë verifikim të plotë të çdo rezultati të kontestuar”, thuhet tutje në reagim.

Kujtojmë se javën e kaluar, AUV-i u kishte bërë thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë një seri të qumështit Vita 3.2% UHT, për shkak të pranisë së aflatoksinës mbi nivelin e lejuar.

Nga materiali i publikuar nuk bëhet e ditur nëse AUV-i e ka tërhequr paralajmërimin për konsumatorët pas rezultateve të prezantuara nga kompania. /Gazeta Infokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy