Lajme

Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 22 November 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Komunën e Kotorit të Malit të Zi, në rastin e 82-vjetorit të çlirimit të këtij qyteti.

Ai ka thënë se është takuar me kryetarin e kësaj komunë Vladimir Jokic, duke e falënderuar atë për mikpritjen.

“Në Kotor, bashkë me Kristalen, patëm kënaqësinë të jemi pjesë e aktiviteteve me rastin e Ditës së Komunës, që shënon 82-vjetorin e çlirimit të qytetit. Faleminderit kryetarit të Komunës së Kotorrit, Vladimir Jokić, për mikpritjen. Ato ishin një kujtesë e fuqishme se historia jeton në identitetin dhe vlerat që ua përcjellim brezave. Prishtina dhe Kotori kanë shumë për të ndarë: përvoja, ide dhe mënyra për ta afruar kulturën e trashëgiminë me qytetarët dhe vizitorët. Bashkëpunimi mes qyteteve merr kuptim kur vizitat kthehen në njohje më të thellë dhe në lidhje që vazhdojnë edhe pas përfundimit të ceremonive. Urime qytetarëve të Kotorit për Ditën e Komunës”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy