Lajme

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 20 November 2026

Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, që udhëtonte nga Manchesteri drejt aeroportit të Rinasit.

TCh raporton se pasagjerët kanë gjetur mesazhe të shkruara në letrat e tualetit, ku paralajmërohej se në avion kishte bombë.

Policia konfirmon se avioni është ulur në Rinas dhe, pas kontrollit të kryer, ka rezultuar se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes dhe se alarmi ishte fals.

-Advertisement-

Kjo është hera e parë që vala e alarmeve për bomba në avionë apo aeroporte prek edhe Shqipërinë, por fatmirësisht, edhe në këtë rast, gjithçka ka rezultuar alarm fals.

Njoftimi i policisë:

Rinas/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, gjatë uljes së avionit të linjës Manchester–Rinas, shërbimet e Policisë Kufitare janë njoftuar nga menaxheri i aeroportit (ODM) se në tualetin e avionit ishte gjetur një letër, e shkruar në gjuhën angleze, me një mesazh kërcënues për shpërthim bombe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë në pistë dhe kanë bërë të mundur zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve. Më pas, është kryer kontrolli i avionit, i pasagjerëve dhe i bagazheve të tyre, me ndihmën e qenve antieksplozivë.

Në vijim, pasagjerët janë kontrolluar në grupe, fillimisht nga shërbimet e Policisë dhe më pas përmes skanerit të aeroportit, me qëllim identifikimin e sendeve që mund të kenë lidhje me shkrimin e mesazhit kërcënues.

Gjatë kontrollit të avionit nuk është konstatuar asnjë send shpërthyes.

Për rastin është njoftuar edhe struktura e Antiterrorit dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e pasagjerit që ka shkruar letrën.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy