Lajme

Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 20 November 2026

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden Sabre”, të organizuar nga misioni i KFOR-it, së bashku me Policinë e Kosovës, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se përmes këtij ushtrimi pjesëtarët e FSK-së kanë dëshmuar profesionalizmin, aftësitë operacionale dhe gatishmërinë për reagim të koordinuar në situata të ndryshme të sigurisë dhe emergjencave.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi dhe ndërveprueshmëria me KFOR-in dhe institucionet e tjera të sigurisë mbeten të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy