‘‘Në asnjë moment’’ – EULEX mohon ‘‘fuqishëm’’ raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit
Autori: Gazeta inFokus
20:49 | 20 November 2026
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mohuar kategorikisht pretendimet se pjesëtarët e tij u kanë drejtuar armët familjarëve të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë largimit të tij nga vizita familjare.
EULEX-i ka deklaruar se asnjë pjesëtar i Policisë së EULEX-it nuk ka drejtuar armë ndaj askujt, në asnjë moment.
Reagimi vjen pas raportimeve për një incident gjatë largimit të Jakup Krasniqit nga shtëpia, ku familjarët e tij po regjistronin me telefona mobilë momentin kur ai po shoqërohej nga pjesëtarët e misionit evropian.
“Ne i mohojmë fuqishëm këto pretendime dhe konfirmojmë se zyrtarët policorë të EULEX-it nuk kanë drejtuar asnjë armë ndaj askujt, në asnjë moment”, thuhet nga EULEX.
Misioni evropian ka theksuar se përdorimi dhe mbajtja e armëve nga personeli i tij bëhen në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.
“Armët e zjarrit trajtohen nga personeli i EULEX-it në përputhje të rreptë me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Konkretisht, procedurat standarde operative janë respektuar plotësisht gjatë kryerjes së detyrave operative dhe logjistike për mundësimin e vizitës së personit në paraburgim, të lejuar për arsye të rëndësishme humanitare”, ka deklaruar EULEX-i.
EULEX-i ka konfirmuar se ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për shqyrtimin e pretendimeve.
“Ne kemi kryer me shpejtësi një verifikim të brendshëm të pretendimeve, të cilat kanë rezultuar plotësisht të pabazuara”, thuhet në përgjigjen zyrtare.
Jakup Krasniqi po qëndron përkohësisht në Kosovë në kuadër të një vizite të lejuar për arsye humanitare, ndërsa lëvizjet e tij zhvillohen nën masa të sigurisë dhe shoqërimin e personelit të EULEX-it.

T� tjera
-
Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë, kërkojnë dorëheqjen e rektorit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe Këshillat Studentorë t...
-
Veturat e Policisë ende me goma të verës? Ibishi: Sezoni nuk pret
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave për vetur...
-
Komandanti i KFOR’it Vergori në Tiranë: Po vazhdojmë optimizimin e forcave, procesi mund të kthehet prapa nëse rrezikohet siguria
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, ka marrë pjesë në takimin e 14-të të S...
-
Nisma e re legjislative për ligjin për Specialen/ Bajraktari: Synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë
Avokati Ardian Bajraktari ka shkruar lidhur me nismën e re ligjore sa i ëprke...
-
Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta,...
-
Incidenti jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari
Jakup Krasniqi ka përfunduar edhe vizitën e tretë me radhë në shtëpinë e tij ...
-
IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për vak...
-
Mrekullia e kësaj vitamine për organizmin, ja përfitimet e jashtëzakonshme që mund të sjellë për shëndetin tuaj
Omega-3 është një nga përbërësit e rëndësishëm për organizmin e njeriut, pasi...
-
Arrestohet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet se në çfarë rasti u përfshi
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një zyrtar policor...
-
BQK lanson Sistemin e Pagesave të Shpejta, Kurti: Rëndësia e tij, përtej avancimit teknologjik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e S...
-
KEK-u arrin marrëveshje me sindikatat, të gjithë punëtorët do të përfitojnë bonus
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot është zhvilluar një takim ...
-
Ganimete Musliu vlerëson kontributin e Prof. Dr. Kimete Canajt në ruajtjen e trashëgimisë albanologjike
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka marrë pjesë n...

































