Lajme

Veturat e Policisë ende me goma të verës? Ibishi: Sezoni nuk pret

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 20 November 2026

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave për veturat e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar të papranueshme që një institucion i cili kërkon nga qytetarët zbatimin e ligjit, të mos i ketë kushtet e nevojshme për përmbushjen e detyrave të veta.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Ibishi ka thënë se Policia duhet të jetë e përgatitur për sezonin dimëror, para se të kërkojë nga qytetarët që t’i respektojnë rregullat për pajisjen e automjeteve, njofton Klankosova.tv.

 

-Advertisement-

Ai ka thënë se është e paqëndrueshme të deklarohet se ka rezerva, kur furnizimi me pajisjet e nevojshme duhet të planifikohet me kohë.

“Policia duhet të kërkojë nga qytetarët zbatimin e ligjit për kalimin nga sezoni veror në atë dimëror, por kur vetë Policia nuk i ka kushtet e nevojshme, atëherë bie në kundërshtim me zbatimin e ligjit.

Është e paqëndrueshme të thuhet se kemi rezerva, kur ato duhet të planifikohen me kohë. Sezoni nuk pret. Gjërat duhet të rregullohen me kohë dhe Policia duhet të jetë vetë e gatshme, para se t’u kërkojë qytetarëve zbatimin e rregullave”, ka thënë Ibishi.

Ai njëherësh ka bërë thirrje që institucionet të bashkëpunojnë për të shmangur mungesat e tilla, të cilat mund të ndikojnë në funksionimin, mbrojtjen dhe reagimin e Policisë në raste nevoje.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy