Lajme

IKKL dhe MPJD me memorandum për promovimin ndërkombëtar të fakteve mbi kri*met e luf*tës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 20 November 2026

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, me synimin e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për promovimin ndërkombëtar të fakteve mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Memorandumi është nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, dhe zëvendëskryeministri e ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit, përmes këtij memorandumi synohet avancimi i ruajtjes së materialeve dëshmuese dhe prezantimi i fakteve të dokumentuara para komunitetit ndërkombëtar, në bashkëpunim me MPJD-në dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në mbarë botën.

-Advertisement-

Bashkëpunimi mes dy institucioneve pritet të kontribuojë në prezantimin e dokumentacionit dhe dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe në ruajtjen e kujtesës historike.

Memorandumi është cilësuar si një hap drejt fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për ndërkombëtarizimin e së vërtetës mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy