Uncategorized

Themelohet Organizata Ndërkombëtare e Mëndafshit

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 20 November 2026

Të premten u themelua Organizata Ndërkombëtare e Mëndafshit. Kjo organizatë u propozua nga Kina dhe është e para organizatë ndërkombëtare teknologjike në fushën e mëndafshit me seli të përgjithshme në Kinë. Deri tani organizata ka mbi 100 anëtarë të ardhur nga mbi 20 vende e rajone të botës, duke përfshirë vendet kryesore të prodhimit dhe konsumit të mëndafshit në botë.

Organizata Ndërkombëtare e Mëndafshit do të krijojë një platformë bashkëpunimi global të dialogut, shkëmbimeve, ndarjes së burimeve dhe integrimit të zhvillimit, për të nxitur thellimin e shkëmbimve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar midis vendeve të ndryshme në fushën e sektorit të mëndafshit, duke i mbështetur vendet në zhvillim dhe rajonet e pazhvilluara të zhvillojnë sektorin e mëndafshit.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy