Kurti kritikon Gjykatën Speciale: Është monoetnike dhe pa transparencë
Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 19 November 2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një gjykatë të pazakonshme, monoetnike dhe me mungesë transparence
Gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha se qëndrimi i tij ndaj kësaj gjykate mbetet i njëjtë që nga viti 2015.
“Unë nuk kam ndryshuar qëndrimin tim për Dhomat e Specializuara apo Gjykatën Speciale që nga pranvera e vitit 2015. Konsideroj që kjo Gjykatë Speciale, këto Dhoma të Specializuara, janë një gjykatë e pazakonshme. Aq të pazakonshme, saqë edhe termi sui generis duket i pamjaftueshëm për ta përshkruar, pasi sillet herë si gjykatë vendore e herë si tribunal ndërkombëtar. Por gjithsesi, është një gjykatë monoetnike me mungesë transparence”, deklaroi Kurti.
Ai foli edhe për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si shumë të lartë dhe duke pretenduar se aktgjykimi përmban pasaktësi faktike dhe historike.
Kurti përmendi gjithashtu raportin e ish-prokurorit të Task Forcës Speciale, Clint Williamson, të vitit 2014, si dhe çështjen e pretendimeve për trafikim organesh, duke thënë se ato nuk ishin përfshirë në raportin e tij.
Sipas Kurtit, mënyra se si janë trajtuar këto çështje krijon një narrativë alternative për historinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe një strukturë paralele me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

T� tjera
-
Ish-asistentja e deputetes së VV-së, Shqipe Metaj-Isufi, punësohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Albana Bucaliu, ish-asistente e deputetes së legjislaturave të mëparshme së L...
-
Haradinaj: Sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe tërheqësit e tij, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë
Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar person...
-
Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po hyjnë borxhe për t’i paguar faturat e rrymës
Besnik Tahiri, ka kërkuar ndryshimin e politikave energjetike gjatë seancës s...
-
“U dënua padrejtësisht”, Arbërie Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit ishin të dhimbshme
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi se pamjet e ...
-
Tender 16 mijë e 800 euro me i qa drutë – Komuna e Gazmend Muhaxherit jep kontratën
Zakonisht, drutë për ngrohje nga institucionet blihen të përgatitura dhe të g...
-
VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia
Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e pikave të rendit të ditës, të pa...
-
Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për 2.2 milionë euro
Hekuran Murati ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori ndaj kr...
-
Pas mbi dy orësh vonesë Kuvendi nis punimet, shtyhet seanca ku ishte paraparë ligji për Specialen
Kuvendi ka shtyrë ”deri në njoftim e ardhshëm” seancën ku ishte paraparë voti...
-
Seanca nis me dy orë vonesë, në rend dite Ligji për Dhomat e Specializuara
Pas rreth dy orësh vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila isht...
-
Rektori i fton në takim, studentët: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb
Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të P...
-
Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë
Vëllai i Jakup Krasniqit nuk ka arritur as sot të takohet me të, ndonëse ka s...
-
Mbi një orë vonesë në Kuvend, ende nuk nis vazhdimi i seancës së së premtes
Edhe pse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuve...





































