Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet
Autori: Gazeta inFokus
08:02 | 19 November 2026
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet të ketë erë të fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi 30–45 km/h, ndërsa gjatë rafaleve mund të arrijë shpejtësi edhe më të larta.
IHK njofton se intensiteti më i madh i erës pritet nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.
Instituti thekson se moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të lehta shiu dhe intervale me ndërprerje, me sasi që lokalisht mund të arrijnë rreth 1 mm brenda tri orëve.
Kjo ditë pritet të karakterizohet nga paqëndrueshmëria më e theksuar atmosferike, veçanërisht nga erërat e forta.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15°C deri në 18°C, vlera relativisht të larta për këtë periudhë të nëntorit.
Presioni atmosferik pritet të zbresë deri në rreth 999 hPa. Në orët e vona të ditës parashihet kalimi i një fronti atmosferik, i cili do të ndikojë në ndryshimin e drejtimit të erës.
IHK ka kërkuar kujdes për shkak të erërave të forta.
E pas paralajmërimit të IHK-së për erëra të forta, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar të enjten, më 19 nëntor 2026.
“Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), era pritet të fillojë të forcohet sonte, më 18 nëntor. Të enjten parashihet erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 30–45 km/h, me shpërthime të herëpashershme të erës që mund të arrijnë shpejtësi më të larta. Priten edhe reshje të lehta shiu me ndërprerje. Të premten, më 20 nëntor, era pritet të dobësohet gradualisht gjatë ditës”, thuhet në njofim.
Drejtoria ka dal edhe me masat e rekomanduara për qytetarët:
* Siguroni vazot, mobiliet e lehta dhe sendet e tjera në ballkone, tarraca e oborre.
* Kur era forcohet, shmangni qëndrimin pranë pemëve të mëdha, skelave dhe tabelave reklamuese.
* Operatorët e kantiereve dhe subjektet që administrojnë tabela reklamuese të kontrollojnë fiksimin e skelave, rrethojave dhe tabelave para forcimit të erës.
* Drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugët e ekspozuara ndaj erës.
* Ndiqni përditësimet e IHMK-së dhe njoftimet e Kryeqytetit.
Për raportimin e rasteve, kontaktoni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit, në shërbim 24/7, në numrat:
0800 122 33 ose
Për kujdes sot ka apeluar edhe Inspektorati i Punës.
Inspektorati Qendror i Punës (IQP) u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të ndërmarrin masa të shtuara për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendet e punës.
“Vëmendje e veçantë kërkohet në sektorin e ndërtimtarisë dhe në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në ambiente të hapura, veçanërisht gjatë punëve në lartësi, në skela, kulme dhe hapësira të ekspozuara ndaj ndikimit të erërave”- thuhet në njoftim.
IQP-ja u bën thirrje punëdhënësve që të mos lejojnë zhvillimin e aktiviteteve të punës kur kushtet atmosferike paraqesin rrezik për punëtorët.
Siguria dhe shëndeti i punëtorëve, sipas IQP-së, duhet të mbeten prioritet në çdo rrethanë.

T� tjera
-
Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it
Kosova renditet ndër pesë vendet me rezultatin më të lartë në Evropë në Indek...
-
Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot dy seanca plenare, në të cilat do të sh...
-
BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër peri...
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...
-
Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kr...
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...



































