Uncategorized

Hapet Samiti i CEO-ve të APEC 2026

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 18 November 2026

Të mërkurën paradite, u hap samiti i CEO-ve të APEC 2026, në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave Qianhai në Shenzhen, ku presidenti kinez Xi Jinping mbajti fjalimin me titull: “Ruajtja e besimit për të ecur përpara me vendosmëri dhe për t’u bashkuar në ndërtimin e një komuniteti të Azi-Paqësorit”.

Xi vuri në dukje se situata ndërkombëtare ndodhet përpara ndryshimeve dhe trazirave. Ekonomisë botërore i mungon dinamika e rritjes, ndërsa po shtohet unilateralizmi dhe proteksionizmi. Teksa tregtia globale ka ruajtur rritje në këtë prirje degresive, përparimet e përshpejtuara të teknologjive të reja kanë ndikuar thellësisht në strukturën e zhvillimit botëror. Hapja apo mbyllja, bashkëpunimi apo largimi, transformimi apo konservatorizim, janë tema të kohës që duhet t’u japim përgjigje.

APEC lindi nën rrymën e globalizimit ekonomik dhe e ka shndërruar Azi-Paqësorin në rajonin që drejton etikën e kohës. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha palët për të ruajtur besimin, për të ecur përpara me vendosmëri dhe për t’u bashkuar në ndërtimin e një komuniteti të Azi-Paqësorit, duke nxitur prosperitetin e përbashkët në të gjithë rajonin, vuri në dukje Xi

-Advertisement-

 

Ai paraqiti katër propozime kundrejt situatës aktuale.

-Duhet të mbrojmë situatën e përgjithshme të paqes dhe stabilitetit. Qëndrueshmëria është kushti pararak i sigurisë dhe i prosperitetit.

-Duhet të krijojmë ura për hapje dhe bashkëpunim. Hapja sjell zhvillim, ndërsa mbyllja shkakton prapambetje. Duhet të mbrojmë sistemin shumëpalësh të tregtisë, me Organizatën Botërore të Tregtisë si bërthamë dhe të bazuar në rregulla.

-Duhet të aktivizojmë motorë të ri rritjeje. Inovacioni është një forcë e rëndësishme e nxitjes së progresit shoqëror.

-Duhet të zgjerojmë rrugët drejt bashkëpunimit të dobishëm reciprokisht. Ekonomitë e Azi-Paqësorit kanë histori dhe kultura të larmishme. Ato janë në faza të ndryshme zhvillimi, ndaj bashkëpunimi midis tyre nuk mund të jetë unik.

 

Xi Jinping theksoi se Azi-Paqësori është hapësira e zhvillimit tonë të përbashkët, gjithashtu arena e bashkëpunimit krah për krah. Qarqet industrialo-tregtare të Azi-Paqësorit janë pionierët e ekonomisë globale. Mirëpres të gjithë të vazhdojnë të marrin pjesë aktivisht në reformën e hapjen së Kinës, si dhe në modernizimin e saj, për të ndarë bashkërisht mundësitë e modernizimit kinez.

Le të bashkojmë forcat për të përballuar së bashku vështirësitë e zhvillimit nëpërmjet hapjes, të nxisim vrullin e rritjes përmes inovacionit dhe të ndajmë mundësitë e zhvillimit bazuar tek bashkëpunimi, për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për komunitetin e Azi-Paqësorit.

Në ceremoni ishim të pranishëm Presidenti i Kilit José Antonio Kast, Kryeministri i Malajzisë Anwar Ibrahim dhe liderë të tjerë.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy