Lajme

E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 17 November 2026

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës së sotme në Gjykatën Speciale në Hagë, ku ndaj tij u shqiptua dënimi i dytë me burgim, shkruan Gazeta Infokus.

Thaçi, i cili u dënua me 17 muaj burgim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, reagoi me buzëqeshje pas shpalljes së aktgjykimit.

Në momentin kur gjyqtari Christopher Gosnell kërkoi që Bashkim Smakaj të ngrihej për t’ia komunikuar dënimin, ish-presidenti u pa duke tundur kokën dhe duke qeshur disa herë.

-Advertisement-

Megjithatë, Thaçi nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj vendimit të gjykatës.

Para se të ulej, ai komentoi aktgjykimin jashtë mikrofonit, duke e cilësuar atë si vendim politik.

“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, dëgjohet të ketë thënë Thaçi.

Gjykata Speciale e dënoi Thaçin me 17 muaj burgim për tentativë për pengim të personave zyrtarë, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës./Gazeta Infokus

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy