Lajme

Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 17 November 2026

Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dënimit me 17 muaj burgim të ish-presidentit Hashim Thaçi për pengim të drejtësisë, ka nxitur reagim edhe nga familja e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Çitaku e ka cilësuar vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë si të turpshëm dhe të papranueshëm, duke shprehur pakënaqësinë e saj me vendimin ndaj ish-presidentit.

Por në postimin e saj në Facebook ka reaguar Veton Njazi Thaçi, djali i vëllait të Hashim Thaçit, i cili ka shprehur indinjatë ndaj reagimeve të vazhdueshme publike.

-Advertisement-

“Boll me statusa o zojë, veproni”, ka komentuar ai në postimin e Çitakut.

Me këtë koment, familjari i ish-presidentit ka kërkuar veprime konkrete, në vend të reagimeve përmes rrjeteve sociale./Gazeta Infokus

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy