OVL-UÇK përcjell nga zyrat qendrore në Prishtinë shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Autori: Gazeta inFokus
10:28 | 17 November 2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) po e përcjell nga zyret e saj qendrore në Prishtinë shpalljen e aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të tjerëve, të akuzuar për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë.
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Hajredin Kuçit dhe Fadil Fazliut pritet të shpallet sot, në kuadër të një procesi të veçantë gjyqësor.
Prokuroria i akuzon ata për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitarët e procesit gjyqësor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Thaçi, i dënuar në shkallë të parë me 25 vjet burgim për krime lufte, përballet me mundësinë e një dënimi tjetër, pasi Prokuroria ka kërkuar edhe gjashtë vjet heqje lirie për pengim të drejtësisë.
Ndërkaq, më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi në shkallë të parë Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.
Të katërt u shpallën fajtorë për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Rasti për pengim të drejtësisë, për të cilin pritet të shpallet aktgjykimi sot, është proces i veçantë gjyqësor.

T� tjera
-
Gjyqtari: Thaçi dhe Smakaj diskutuan për dëshmitarin Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen ...
-
Viola von Cramon: Analiza më e mençur nga Donika Emini që i shpjegoi BE-së se çfarë nënkupton pajtimi
Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, duke k...
-
Gjyqtari Gosnell: Thaçi i dha Fazliut mesazhe për dëshmitarin Rrustem Mustafa
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu akuzohen pë...
-
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Deliu: Drejtësi sot, drejtësi deri në fund!
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar në ditën kur në Gjykatën Special...
-
“Jo në emrin tim” organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka njoftuar se do të organizojë organi...
-
Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtet...
-
Hykmete Bajrami kritikon mungesën e investimeve në sektorin e energjisë: Asnjë kapacitet i ri gjenerues
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur sërish shqetësimin për munges...
-
Qetësi në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit në ditën e shpalljes së verdiktit në Hagë
Në Burojë të Skenderajt, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, aktualis...
-
Nis seanca në Hagë
Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzu...
-
Gucati për vendimin e sotëm në Hagë: S’jemi optimistë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Koso...
-
Kjo është sasia e arit që u vodh dje në Gjakovë, policia sjell pamjet
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:15 në rr. “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka n...
-
Në rigjykimin për vra*sjen në Dumnicë të Podujevës, Besnik Salihu dënohet me 24 vjet burgim
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ...





































