Lajme

Hykmete Bajrami kritikon mungesën e investimeve në sektorin e energjisë: Asnjë kapacitet i ri gjenerues

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 17 November 2026

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur sërish shqetësimin për mungesën e investimeve në sektorin e energjisë, duke vënë në pikëpyetje se sa kapacitete të reja gjeneruese janë ndërtuar që nga viti 2021.

Ajo ka rikujtuar një shkrim të publikuar më 8 dhjetor 2022, në të cilin kritikonte Qeverinë për vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike, pa raportuar për qëllimin dhe rezultatet e tyre.

Bajrami kishte renditur atëkohë mungesën e kontratave afatgjata, dështimet në remontet e KEK-ut dhe mungesën e investimeve në sektor. Ajo ka theksuar se, ndonëse tashmë ekziston Strategjia e Energjisë, sfidë mbetet zbatimi i saj.

-Advertisement-

Sipas Bajramit, masat emergjente do të duhej të përqendroheshin në ndërtimin urgjent të kapaciteteve të reja gjeneruese.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy