Lajme

Kapja e të dyshuarve për grabitjen në argjendarinë në Gjakovë – çka iu gjeti policia gjatë bastisjeve?

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 17 November 2026

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur të një argjendarie në Gjakovë, e cila ndodhi më 16 nëntor, në rrugën “Izet Hima”.

Sipas njoftimit të Policisë, dy persona të maskuar dhe të armatosur kishin hyrë në argjendari, ku nën kërcënimin e armës së gjatë, që dyshohet të ishte e tipit AK-47, kishin marrë një sasi të stolive të arit.

Bëhet e ditur se gjatë grabitjes, njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri, duke plagosur një person në këmbën e djathtë, pasi ai kishte tentuar t’ia merrte armën.

-Advertisement-

Pas hetimeve intensive, më 17 nëntor, Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, në asistim të njësive tjera policore, ka kryer bastisje në pronat e dy personave të dyshuar nga komuna e Deçanit.

Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar 7 mijë e 330 euro, 100 dollarë, një veturë Golf 7, një sasi ari, dy telefona mobilë dhe veshmbathje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.

Policia ka bërë të ditur se të dy personat dyshohen për përfshirje në rastin e grabitjes së armatosur, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.

Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy