Lajme

“Qeveritë Kurti 1, 2 e 3 kanë qenë UDB-asha, këta të katërtit janë patriotë”- Sadiku ironizon pas vendimit për tregtimin e rrymës me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 16 November 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar me ironi pas vendimit të marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka ironizuar me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke iu referuar edhe një deklarate të një deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qysh thoshte ai deputeti i VV-së: ‘Qeveria ka nisë punën qe dy muaj. Pse po ankoheni?’”, ka shkruar Sadiku.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar me ironi, duke i krahasuar qeveritë e mëparshme të Kurtit me atë aktuale.

“Qeveritë Kurti 1, 2 e 3 kanë qenë UDB-asha. Mos u merrni me ta! Këta të katërtit janë patriotë”, ka shkruar deputeti i LDK-së, duke e shoqëruar reagimin me një emoji duke qeshur.

Reagimi i Sadikut vjen pas vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia, vendim që ka nxitur reagime në skenën politike./GazetaInfokus

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy