Lajme

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 15 November 2026

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Aleancës Ndërkombëtare të Energjisë Diellore (ISA), Ashish Khanna, në kuadër të COP31.

Gjatë takimit, Pacolli dhe Khanna diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e energjisë diellore në Kosovë, duke vënë në pah potencialin e vendit për prodhimin e energjisë së pastër.

-Advertisement-

Ministrja theksoi rëndësinë e energjisë diellore në procesin e tranzicionit energjetik dhe në zvogëlimin e varësisë së Kosovës nga qymyri.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe mbështetja teknike, mundësitë e financimit të projekteve solare, ruajtja e energjisë përmes baterive, si dhe rritja e fleksibilitetit të rrjetit energjetik.

Po ashtu, gjatë takimit u shpreh gatishmëria për të shqyrtuar mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Ndërkombëtare të Energjisë Diellore, hap që mund të krijojë mundësi të reja për investime, ekspertizë ndërkombëtare dhe zhvillimin e sektorit të energjisë së pastër në vend.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy