Ish-drejtorit të Spitalit të Mitrovicës që dyshohet për dhunë në familje, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, sot ishte në stadium
Autori: Gazeta inFokus
18:36 | 14 November 2026
Ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “lirohet” nga arresti shtëpiak, shkon në stadium për të shikuar ndeshjen
Shikues i ndeshjes Kosovë-Izrael në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte edhe Gëzim Berisha, ish-drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.
Ndaj Berishës, Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 nëntor caktoi masën e arrestit shtëpiak prej një muaji, pasi i njëjti dyshohet se kreu veprën penale “Dhunë në familje” ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Sot Berisha publikoi fotografi në rrjete sociale ku dëshmoi praninë e tij në stadium. Pas kësaj, KosovaPress i dërgoi pyetje gjykatës përkatëse, e cila përmes një përgjigje me shkrim njoftoi se të pandehurit i është ndërruar masa.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi tha se masa e arrestit shtëpiak iu ka zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar viktimës.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me numër PN.1DP.nr.1443/26, është aprovuar ankesa e mbrojtësit të të pandehurit G.B. dhe është ndryshuar Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale me numër PPR.nr.895/26, në atë mënyrë që masa e arrestit shtëpiak, e caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për periudhën nga data 30.10.2026 deri më 29.11.2026, është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar personit të caktuar”, tha Gashi
Kujtojmë se Berisha aktualisht është pezulluar nga posti që mbante.

T� tjera
-
Defektet nga erërat e forta, KRU Gjakova njofton se është rikthyer furnizimi me ujë në fshatrat e Dushkajës
KRU Gjakova ka njoftuar se është riparuar defekti i shkaktuar nga erërat e fo...
-
Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush s’më mban peng
Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socia...
-
Spiropali përjashtohet nga çdo funksion i PS-së
Elisa Spiropali është përjashtuar nga çdo funksion në Partinë Socialiste. L...
-
“Në humbje e fitore, jeni heronjtë tanë”, llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të Kombëtares së Kosovës
Llogaria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer një postim t...
-
“Faleminderit për emocionet” – Presidentja Shiroka Pula ndoqi nga afër Kosovën në përballjen me Izraelin
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka qenë e pranishme në stadiumin...
-
Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit
Skuadra dardane ka arritur një barazim pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e lu...
-
Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve
Protesta e thirrur nga studentët në Tiranë nisi fillimisht me bllokimin rrugë...
-
Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona, lëndohen pesë të tjerë
Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pranë tunelit të Mur...
-
“Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot e arrestojnë”, Vjosa Osmani me kritika të ashpra ndaj institucioneve
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër n...
-
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
Festat e fundvitit janë më të bukura pranë familjes. Për bashkatdhetarët në G...
-
Kamberi: Presim nga pushteti i ri t’i japë fund praktikës së injorimit të problemeve të shqiptarëve, duam barazi, jo mëshirë politike
Kandidati i parë në listën e Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, ka deklarua...
-
Rama: Në 2027 nis përgatitja e traktatit të anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën përmbyllëse në Asamblenë Kombëtare të...

































