Lajme

“Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot e arrestojnë”, Vjosa Osmani me kritika të ashpra ndaj institucioneve

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 14 November 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të vendit, duke krahasuar mungesën e mbrojtjes institucionale në rastin e Arlinda Zekajt me arrestimin e pronarit të një lope që po kulloste bar, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka kritikuar mënyrën se si institucionet trajtojnë raste të ndryshme, duke e cilësuar situatën si dëshmi të një drejtësie të përmbysur.

“Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë! Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga! Logjikë mesjetare. Drejtësi e përmbysur!”, ka theksuar ajo.

-Advertisement-

Në fund të reagimit, Osmani ka kritikuar prioritetet e institucioneve, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka deklaruar presidentja. /Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy