Sport

Presidentja e Kosovës e pranishme në stadium, për t’i përcjellur “Dardanët”

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 14 November 2026

Kombëtarja e Kosovës po i bën konak asaj të Izraelit në Prishtinë, me ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së pestë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Momentalisht, rezultati është i barabartë prej 0-0.

Në stadium, për ta përcjellur kombëtaren është edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Pula – Shiroka.

-Advertisement-

Krahë saj është edhe ish-Presidentja, Atifete Jahjaga.

Afër presidentes është edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në stadium i pranishëm është edhe Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy