Rasti i 43-vjeçares në Klinë, Policia sqaron pse autoambulanca u shoqërua nga patrulla
Autori: Gazeta inFokus
13:17 | 14 November 2026
Një grua 43-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar pas marrjes së një infuzioni në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë.
Gruaja sipas raportimeve, pasi ka përfunduar marrjen e infuzionit, gjendja e 43-vjeçares ishte përkeqësuar, për çka ishte nisur me autoambulancë drejt Spitalit të Pejës.
Rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 13:45, ndërsa pas arritjes në spital, mjekët kanë konstatuar se gruaja ishte pa shenja jete.
Ndërkohë, lidhur me shoqërimin e autoambulancës nga një patrullë policore, për Klan Kosova ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se patrulla policore kishte asistuar në transportimin e autoambulancës me kërkesë të stafit të QKMF-së në Klinë, pasi automjeti nuk i kishte funksionale pajisjet e sinjalizimit emergjent.
“Atë që mund të ju konfirmojmë aktualisht lidhur me këtë çështje është se, me kërkesë të stafit të QKMF-së në Klinë, një patrullë policore e ka shoqëruar autoambulancën deri në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kjo asistencë është kërkuar për shkak se, në atë moment, sipas tyre, autoambulanca nuk i kishte funksionale pajisjet e sinjalizimit emergjent”, ka deklaruar Elezaj.
Rrethanat e rastit mbeten nën hetim, ndërsa pritet të sqarohen të gjitha detajet që lidhen me vdekjen e 43-vjeçares dhe transportimin e saj drejt spitalit.

T� tjera
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Komuna e Pejës publikon sqarimin e Qendrës për Punë Sociale
Komuna e Pejës sot ka publikuar sqarimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me...
-
Pse mungojnë barnat dhe ngecin projektet edhe kur buxheti është ndarë?
Edhe kur paratë janë ndarë, pacientët në spitalet publike të Kosovës mund të ...
-
Zemaj i reagon deputetës së VV-së: Faktet nuk janë gjuhë fyese, zonja Nagavci
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj i ka reaguar Arbërie ...
-
Spitali i Pejës jep detaje për vdekjen e 43 vjeçares
Një grua 43-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të...
-
Vdekja e pacientes në Klinë, QKMF-ja: Shfaqi reaksion alergjik pas infuzionit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë ka dhënë sqarime lidhur me vde...
-
Dëmtohet gypi i ujësjellësit në Hajvali, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë përkohësisht në disa zona të Pris...
-
Shtohen fluturimet dhe udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës gjatë shtatorit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar rritje të n...
-
Opozita nis iniciativën për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
Disa deputetë të PDK-së, LDK-së e Aleancës, kanë iniciuar kërkesën për shkark...
-
Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta të ...
-
Vikend për t’ia kushtuar këtij skandali: Fondet e BERZH-it për çerdhe e shkolla u shpenzuan për fasada – Keqpërdorimet në vlerë 2.18 milionë euro në Komunën e Përparim Ramës
Një vikend për t’ia kushtuar kohën një skandali të dokumentuar nga Zyra Kombë...
-
Nagavci me kritika të ashpra ndaj Zemajt: Më vjen keq për atë që është e çfarë përfaqëson
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ashpër ndaj gj...
-
Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin për mediat: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike
Ka nisur në 10:00 Asambleja e PS në Lalëz të Durrësit, ku Sekretari i Përgjit...
































