Lajme

Zemaj i reagon deputetës së VV-së: Faktet nuk janë gjuhë fyese, zonja Nagavci

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 14 November 2026

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj i ka reaguar Arbërie Nagavcit pas përplasjes së djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se faktet nuk janë gjuhë fyese.

“Faktet nuk janë gjuhë fyese, zonja Nagavci. Ato janë realiteti me të cilin po përballet shëndetësia në Kosovë, e cila është katandisur në gjendjen më të rëndë. Barnat mungojnë, tenderët për miq e jarana janë shtuar, listat e pritjes janë zgjatur, vdekshmëria e foshnjave është rritur, ndërsa mungesa e materialeve shpenzuese në institucionet shëndetësore është bërë e përditshme. Të mos flasim për numrin gjithnjë e më të madh të mjekëve dhe infermierëve që po largohen jashtë vendit.”, ka shkruar ai./Gazeta Infokius/

-Advertisement-

Postimi i plotë:

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy