Lajme

Vitia në interpelancë, shpalos historikun e trajtimit të pacientes që ndërroi jetë nga kanceri

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 13 November 2026

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka raportuar para deputetëve në interpelancën lidhur me rastin e pacientes me kancer, e cila ndërroi jetë.

Në fillim të fjalës së tij, Vitia ka shprehur ngushëllime për familjen e pacientes.

Ai tha se, bazuar në raportet e Klinikës së Onkologjisë, pacientja ishte diagnostikuar me një sëmundje malinje me ecuri agresive.

-Advertisement-

Sipas raportit të paraqitur nga kjo klinikë, pacientja ishte diagnostikuar para gjashtë vjetësh me karcinomë të gjirit të tipit triple negative, për të cilën kishte përfunduar trajtimin sipas protokolleve përkatëse.

Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2025, siç bëri të ditur Vitia duke iu referuar raporteve, ishte evidentuar rikthimi i sëmundjes, pas së cilës, bazuar në rezultatet e ekzaminimeve, ishte përcaktuar një linjë e re e trajtimit.

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy