Lajme

Nën masa të larta sigurie mbahet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 12 November 2026

Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i cili akuzohet për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, në bazë të vendimit të gjykatës të marrë më 10 nëntor 2026.

-Advertisement-

Gazeta Nacionale ka raportuar se vendimi për përjashtimin e publikut është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës private dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, veçanërisht të një fëmije të mitur të përfshirë në këtë çështje.

Kërkesa për mbajtjen e seancës me dyer të mbyllura ishte paraqitur nga Prokuroria Themelore në Pejë, me arsyetimin se gjatë procedurës do të trajtohen informacione të ndjeshme që lidhen me jetën private dhe familjare të personave të përfshirë.

Aktakuza ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e Arlinda Zekajt ishte ngritur më 23 tetor 2026. Vetëm dy ditë më vonë, më 25 tetor, Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, ndërsa për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj.

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, pasi ajo kishte raportuar më herët për kërcënime dhe rrezik për jetën e saj.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy